Keltët
Një grup fisesh etnolinguistike, shoqëri të periudhës së hekurit dhe mesjetës në Europë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Keltët ishin një popull indo-evropianë që në pikun e tyre (shekujt IV-III p.e.s.) u zgjeruan në një zonë të gjerë të Evropës, nga Ishujt Britanikë deri në Danub, si dhe në disa vendbanime të izoluara në jug, rezultat i zgjerimit në gadishullin iberik, italik dhe anadollik. Të bashkuar nga origjina etnike dhe kulturore, me një grup gjuhësh indo-evropiane të përbashkët dhe me vizionin e njëjtë fetar,[1] keltët gjithmonë ishin të ndarë politikisht; midis grupeve të ndryshme të popullsisë keltike ishin Britanët, Gaulët, Panonët, Keltiberët dhe Galatët, përkatësisht ndarë në Ishujt Britanikë, Gaulia, Panonia, Iberia dhe Anadollia.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/aa/Celtic_expansion_in_Europe.png/320px-Celtic_expansion_in_Europe.png)
Qendra e Kulturës Hallstatt (shekulli V p.e.s.)
Shpërndarja maksimale keltike nga viti 275 p.e.s.
Territoret Lusitane në Iberi ku vendosja keltike është e paqartë
Territoret ku gjuhët keltike fliten sot