Katsudō Shashin
From Wikipedia, the free encyclopedia
Katsudō Shashin (活動写真?, "moving picture") (活動写真, "imazhe lëvizëse"), ndonjëherë i quajtur dhe fragmenti Matsumoto, është filmimi i animuar Japonez i njohur si puna më e vjetër e animacionit prej Japonisë. Autori i tij është ende i panjohur. Faktet sygjerojnë që është realizuar përpara 1912, dhe si rrjedhim do të paraprinte shfaqjet e animacioneve perëndimore në Japoni. U zbulua në një koleksion filmash dhe projektorësh në Kyoto në 2005.
Filmimi prej tre sekondash përmban një djalë që shkruan "活動写真", heq kapelën e tij, dhe bën me dorë nga ekrani. Framet ishin ilustruar në të kuqe dhe të zezë duke përdorur një pajisje që shërbente për vizatimin e faqeve të fenerëve, dhe framet u përshpejtuan për të krijuar një ripërsëritje të vazhdueshme.