Kategoria e Dytë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kategoria e Dytë është kampionati i nivelit të tretë në Shqipëri. Deri në vitin 2005 është quajtur Kategoria e Tretë. Kategoria e Dytë është e ndarë në dy grupe A dhe B, ku Grupi A ka 12 skuadra dhe Grupi B 11 skuadra. Fituesit e dy grupeve fitojnë të drejtën për tu ngjitur një kategori më lart, në Kategorinë e Parë.
Fakte të shpejta Konfederata, Themeluar ...
Konfederata | UEFA |
---|---|
Themeluar | 1960 |
Sezoni i parë | 1960 |
Hipin në | Kategoria e Parë |
Bien në | Kategoria e Tretë |
Mbylle
Dy fitueset gjithashtu ndeshen me njëra tjetrën në fund të kampionatit për të përcaktuar Kampionen e Kategorisë së Dytë. Skuadrat e fundit në secilin grup bien në Kategorinë e Tretë.