Shtëpia shqiptare e mesjetës From Wikipedia, the free encyclopedia
"Historia e kohës së re" Shtëpia e Kastriotëve ishte një familje fisnike shqiptare, aktive në shekujt 14-të dhe 15-të si sundimtarë të Principatës së Kastriotëve. Në fillim të shekullit të 15-të, familja kontrollonte ne fillim një territor në rajonin e Dibrës me vone dhe te Matit. Anëtari më i shquar ishte Gjergj Kastrioti, i njohur më mirë si Skënderbeu, i konsideruar sot si një hero shqiptar për udhëheqjen e rezistencës kundër përpjekjeve të Mehmed Pushtuesit për të zgjeruar Perandorinë Osmane në Shqipëri. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Principatës në 1468, familja Kastrioti i dha besnikërinë e saj Mbretërisë së Napolit dhe iu dha kontrolli mbi Dukatin e San Pietro në Galatinë dhe Kontenë Soleto, tani në provincën e Leçes, Itali. Ferrante (vdiq më 1561), i biri i Gjon Kastrioti II, Duka i Galatinës dhe Konti i Soletos, është paraardhësi i drejtpërdrejtë i të gjithë anëtarëve meshkuj të familjes Kastrioti sot. Sot familja përbëhet nga dy degë italiane, njëra në Leçe dhe tjetra në Napoli. Pasardhësit e Shtëpisë së Kastriotëve në Itali përdorin mbiemrin “Castriota Scanderbeg”.
Për vendin e origjinës dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shekullit 15-të dihet pak. Prej familjeve shqiptare që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me mbiemrin Mazreku.[1]
Sipas Barletit dhe Frangut prejardhjen e kishin nga viset e sotme të Matit. Sipas Muzakës, Pal Kastrioti kishte qenë pronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme (merrni vesh ju?), Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm, kurse i biri i tij Gjoni ka pasur në zotërim Matin. Kleriku shqiptar Frang Bardhi i cili jetoi në Shqipëri, në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese ku i kushtoi rëndësi të veçantë origjinës së Kastriotëve. Sipas tij ata ishin nga Hasi i Prizrenit "se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë". Një vend-origjinë të ngjajshme sugjerojnë edhe një kronikë raguziane e vitit 1605 dhe një klerik boshnjak i fundit të shekullit të 15-të.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.