Karnaku
Sit arkeologjik në Egjipt, që është pjesë e qytetit të lashtë të Tebës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kompleksi Tempullor i Karnakut, zakonisht i quajtur thjesht Karnaku, përfshin një larmi tempujsh, kapelash, pilonësh dhe ndërtesa të tjera. Ai gjendet në brigjet e Nilit, rreth 2.5 km. në veri të Luksorit. Ai përbëhet nga katër pjesë kryesore, Mjedisi Tempullor i Amon-Rahut, Mjedisi Tempullor i Montu-së, Mjedisi Tempullor i Mutit dhe Tempulli i Amonhotepit të IV (i zbërthyer), ashtu si dhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore që gjenden brenda mureve rrethuese të katër pjesëve kryesore dhe mjaft shëtitore me sfiksa me koka dashi që lidhin mjedisin e Mutit, mjedisin e Amon-Rahut dhe Tempullin e Luksorit.
Ndërtesat në kompleks nisën gjatë mbretërimit të Senusretit të I në Mbretërisë së Mesme dhe vazhduan deri në Periudhën Ptolemease, megjithëse shumica e ndërtesave datojnë nga Mbretëria e RE. Zona përreth Karnakut gjendej Ipet-isut-i ("Më i Zgjedhuri i Vendeve" në gjuhën e lashtë egjiptiane) dhe vendi kryesor i adhurimit të Triadës Tebane gjatë Dinastisë së XVIII me në krye zotin Amon. Është pjesë e qytetit monumental të Tebës.