Karakurti
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kordinatat: 45° 37' 0" Veri, 28° 47' 0" Lindje.
Karakurti (tokë e zezë) është një fshat në Odesa të Ukrainës. Ky fshat është i përbërë nga një popullatë me prejardhje shqipëtare.
Në vitin 1811, në anën e majtë të liqenit Jallpug, pranë lumit Sarllig, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt.
Karakurti, fshati shqiptarë, ndodhet në stepat e Buxhakut të Ukrainës, me një popullsi prej 2704 banorësh, ku ata me origjinë shqiptare përbëjnë 80% të popullsisë së fshatit (të tjerët vendas, bullgarë e rumunë).
Sot: Qendra e kulturës shqiptare
Në këtë fshat jetojnë shumica shqiptarë, bullgarë dhe gagauzë, ky emër përdoret për popullsinë turke që jeton në këtë fshat, nacionalitete të tjera si rumunët, ukrainasit jetojnë në një numër shumë të vogël. në këtë fshat ekziston edhe një ansambël profesional i valleve dhe këngëve të të gjitha kombësive që jetojnë në këtë fshat dhe ky ansambël njihet më së shumti për faktin se kultivon valle dhe këngë shqiptare. Ky ansambël ka marrë pjesë në shumë festivale si në qytetin e Odesës, Kievit dhe në shumë qytete të tjera të Ukrainës nga ku është kthyer me shumë mirënjohje dhe shpërblime. Është më shumë se një mrekulli sidomos të dëgjosh një këngë të vjetër shqipe "Trubaliu" kënduar nga anëtarët e këtij ansambli.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Ukrainës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.