From Wikipedia, the free encyclopedia
Kapja rregullatore është një formë korrupsioni politik që ndodh kur jë agjenci rregullatore, e krijuar për të vepruar në interes të publikut, vepron dhe shpie përpara interesa të një apo disa grupeve të fuqishme që dominojnë sektorin e produkteve apo të shërbimeve që do t'i nënshtrohet rregullimit me ligj. Në këtë mënyrë grupet e fuqishme duke kapur agjencinë e bëjnë atë të punojë për interesat e veta. Koncepti është formuluar dhe ilustruar nga ekonomisti i i mirënjohur amerikan George Stigler.
Shpesh krijimi i agjensive rregullatore, nxitet nga grupe të fuqishme interesi të cilat dëmtojnë dhe penalizojnë konkurrentët, duke ruajtur kësisoj një dominancë mbi tregun përkatës. “Agjecia rregulaltore e kapur” është një formë e dështimit të qeverisë. Agjencitë në fjalë quhen agjenci të kapura.
Një shembull i agjencisë rregullatore të kapur mund të konsiderohet komisioni i emëruar nga qeveria Rama-Meta për të reformuar arsimin e lartë. Në komision ka anëtarë që janë në konflikt të drejtëpërdrejtë interesi, meqënëse punojnë në disa universitet të mëdha private. Në këtë mënyrë agjencia që do të reformojë arsimin e lartë është nën influencën e drejtëpërdrejtë të një apo disa universiteteve private të cilat do të shfrytëzojnë kapjen e shtetit (agjencisë) për të konsoliduar pozitat e veta në treg dhe për të dëmtuar kundërshtarët.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.