From Wikipedia, the free encyclopedia
Kanton Zug, (gjermanisht Kanton Zug (help·info), sq.: Kanton Cug) është kanton i Zvicerës dhe shtrihet në pjesën qendrore të sajë. Kanton Zug përfshinë hapësirë prej 239 km² dhe ka 104'538 banorë dhe është njëri nga kantonet më të vogla në Zvicër. Ky kanton nuk është i ndarë në rrethe.
Kanton Cug shtrihet në qendër të Zvicrës dhe është i kufizuar me Lucernë dhe Aargau në perëndim, Kanton Zürich në veri, dhe në jug-perëndim me Kanton Schwyz.
Liqeni Zug dhe Liqeni Ägeri përbëjnë pjesën më të madhe të teritorit të këtij kantoni. Liqeni Ägeri është i shenjtë në këtë kanton, kurse liqeni Zug është i ndarë me kantonet Lucerne dhe Schwyz.
Historia e hershme e kantonit është e ngjashme me atë të kryeqytetit të saj Zug (lexo: Cug). Gjatë viteve 1728 - 1738 u hutua nga mosmarrëveshjet e dhunshme rreth shpërndarjes së pensioneve franceze. Në vitin 1798 banorët e kantonit kundërshtuan francezët. Kantoni përmbante pjesë nga Tellgau dhe më vonë u bë pjesë e kantonit të madh të Waldstätten në Republikën Helvetike. Kantoni Waldstätten gjitashtu në vete përmbane edhe Kanton Schwyz e sotëm, Kanton Lucerne, Unterwalden dhe Kanton Uri.
Në vitin 1803 Kanton Zug rifitoi pavarësinë si kanton i veçant. Në vitin 1845 u antarsua në Sonderbund dhe u nda në luftën e vitit 1847 që u nda nga konfederata zvicerane. Në vitin 1848 1848 dhe 1874 kantoni votoi kundër kushtetutës federale. Kushtetuta e vitit 1876 u ndryshua në vitin 1881, dhe u zëvendësua me një të re në vitin 1894.
Kantoni foromon gjithashtu një rreth të vetëm që përmban 11 bashki. Legjislatura (gjermanisht: Kantonsrat, lexo: ashtu si shkruhet) ka 80 antarë. Ekzekutivi (gjermanisht: Regierungsrat, lexo: si shkruhet) ka shtatë antarë. Antarët e të dy qeverisjeve zgjidhen me votim të drejtëpërdrejtë të popullit çdo katër vite.
Njëmbëdhjet bashkitë e Kanton Zug janë: Zug, Oberägeri, Unterägeri, Menzingen, Baar, Cham, Hünenberg, Steinhausen, Risch, Walchwil, Neuheim
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Canton Zug. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.