From Wikipedia, the free encyclopedia
Kamza është një qytet në veriperëndim të qytetit të Tiranës, me afërsisht 143,661 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2021). Në këtë vend në vitin 1952 u hap universiteti i parë shqiptar "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
Kamza | |
---|---|
Popullsia | 90.633 |
{{{postal_code_type}}} | 1029-1030 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Kamzës |
Për prejardhjen e emrit "Kamëza" ka dy teori:
Vetëm 7 kilometra nga kryeqyteti të shfaqet një gjigant vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz, sa e re dhe bashkëkohore aq edhe e rëndesishme për vetë pozicionin strategjik pranë kryeqytetit, aeroportit të Rinasit dhe portit të Durresit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri.
KUFIZIMET | |
Në veri | Komuna Nikël |
Në jug | Njësia Bashkiake nr. 11 Tiranë |
Në juglindje | Komuna Paskuqan |
Në lindje | Lumi i Tërkuzës dhe Komuna Zall-Herr |
Në perëndim | Lumi i Tiranës |
Në veriperëndim | Aeroporti i Rinasit |
Temperatura mesatare vjetore | 16 °C |
Sasia mesatare e reshjeve | 1297 mm |
Lartësia mesatare mbi nivelin e detit | 57 m |
Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur si pasojë e migrimit, e kryesisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer lëvizjet e mëdha, periudha 1946-1975, dhe nga 1975-1991. Në periudhën e parë kemi një popullsi të ardhur kryesisht nga Skrapari dhe Burreli. Në këtë kohë në Kamëz, numri i popullsisë nuk i kalonte 6000 banorë. Periudha e dytë përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua mundësia e ardhjes së një fluksi të ri qytetarësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi Skrapar- Burrel filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura e strehimit. Kjo përiudhe zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me lëvizjen studentore, të cilës ju bashkengjit dhe levizja e minatorëve të minierës së qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë.
Ndryshimet demokratike lejuan një imigrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe me Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës.
Kjo rritje pati një ndikim shumë të madh në ekonominë e këtij komuniteti. Në vitin 1997-2002 numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë kurse sot në territorin e Bashkisë Kamëz jetojnë mbi 90 000 banorë.
Në territorin e Bashkisë Kamëz ekzistojnë tre qendra shëndetësore të vendosura në qendër të Kamzës, Bathore dhe ne Paskuqan.
Qendra e Kamzës ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranës, në veriperëndim të saj. Kufizohet nga veriu me Krujën, nga jugu me Tiranën, nga lindja me Zall-Herrin dhe nga perëndimi me Bërxullën. Terreni në përgjithësi është i sheshtë, me një pjerrësi të lehtë drejt veriperëndimit. Zona ndodhet në një kuotë që varion nga 80-90 m mbi nivelin e detit në pjesën jugore, që zbret në 45 m mbi nivelin e detit, pranë aeroportit të Rinasit në pjesën veriore. Përshkohet nga rruga kombëtare që lidh kryeqytetin me veriun e vendit. Kamëza ndodhet në trekëndëshin strategjik: kryeqyteti Tiranë - aeroporti i Rinasit - porti i Durrësit, gjë që ofron mundësi të mëdha për zhvillim.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.