Kalaja e Skelës
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Skelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1] Kalaja është ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm në vitin 1531. Kalaja ka qënë rreth 4 kilometra larg nga qyteti. Kështjella e Skelës ka ekzistuar e plotë dhe e mirëmbajtur deri në fillim të shekullit XX. Për fat të keq ajo u shkatërrua në vitin 1906, gurët e mureve të saj u përdorën si material për të ndërtuar rrugën Vlorë-Skelë. Në vitin 1978, gjatë punimeve për hapjen e themeleve për ndërtimin e Pallatit të Sportit në Vlorë, punëtorët hasën në gjurmët e mureve të kalasë shumëshekullore. Megjithatë, gjurmët u mbuluan dhe, ato çka kishin mbetur nga kështjella, humbën nën themelet dhe muret e pallatit të sportit Flamurtari [2].rena
Gjurmët e Kalasë së Vlorës | |
---|---|
Vendndodhja | Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Koordinatat | 40.4550725°N 19.4853687°E / 40.4550725; 19.4853687 |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL032 |