Kalaja e Mbieshoves është një monument i trashëgimisë kulturore në Mbjeshovë, rrethi Uravajgurore, në qarkun e Beratit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar më "17.03.194823.09.1971".
Kalaja e xhaxhajve | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Mbjeshove, Uravajgurore, Berat, Shqipëri |
Koordinatat | 40.694417°N 19.846778°E |
Ndërtuar | Shek. IV – V |
Organi drejtues | DRKK Shkodër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 17.03.194823.09.1971 |
Nr. i referencës | BR066 |
Tipologjia | Kala Malore |
Përshkrim
Kalaja e Mbjeshovës ose e quajtur ndryshe dhe "Kalaja e Xhaxhaj" ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpirag. Kodra mbi të cilën është ndërtuar kalaja, në anën jugore, pothuajse në mënyrë paralele shikon malin e Shpiragut. Kjo pjesë e kodrës si dhe ajo veriore e veriprëndimore kanë mbrojtje të mirë natyrore me faqe të thepisura të cilat përfundojnë në një luginë lumore. Ndërsa në anën perëndimore ka faqe më të buta. Fortifikimi antik i vonë i Mbjeshovës, paraqet një nga monumentet më të ruajtura të rajonit. Sipërfaqa e rrethuar e "Kalasë së Mbjeshovës" arrin në 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës. Në plan, "Kalaja e Mbjeshovës", ka formën e një trapezi të ç’rregullt. Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforëcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Dy anësoret janë gjysëmrrethore ndërsa ajo e mesit ka formë katrore,Kulla tjetër ndodhet në anën perëndimore dhe ka formë katërkëndore por me përmasa më të vogla se kulla katërkëndore e krahut lindor. Në këtë anë pranë kullës, ndodhet një hyrje. Gjithashtu kalaja është e pajisur edhe me tre hyrje të tjera, një në anën veriore dhe dy të tjera në anën jugore. Duke u bazuar në tipin e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve qe konsiderohen tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Krishtit.[2]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.