Kalaja e Bashtovës
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve, per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash, mendohet se kjo Kështjellë ose Kala ka qenë 2 katëshe, ku në kat i saj është i fundosur nën sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kësaj Kalaje ose Kështjelle është se kjo Kështjellë është e vetmja Kështjellë në Ballkan e ndërtuar në fushë. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar. Në këtë kështjellë janë organizuar disa aktivitete kulturore. Sot ky monument vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Kështjella e Bashtovës (Castle Bashtova) është një pasuri kulturore dhe me shumë vlera. Në këtë monument kulturor janë gjendur, sende ose gjëra kulturore që vërtetojnë një histori të lashtë jo vetëm për kështjellën por dhe për fshatin e Vile-Bashtovës. Sendet e gjetura në këtë monument ruhen sot në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Kalaja e Bashtovës | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Rrogozhina, Shqipëri |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Vendstrehim | |
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar këtë kështjellë, duhet të kaloni fshatin Vilë-Bashtovë, ose në perëndim të fshatit. Kalaja e Bashtovës është një mrekulli e vërtet.