Kafshët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kafshët janë organizma eukariotikë shumëqelizorë që formojnë mbretërinë biologjike Kafshët. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht. Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar – prej tyre rreth 1 milion janë insekte – por mendohet që janë rreth 7 milion lloje kafshësh në total. Të mësuarit për kafshët quhet zoologji (nga greqishtja, zoo = kafshë dhe logia = logjia (të mësuarit diçka)).
Kafshët Vargu kohor: Cryogenian – present, 665–0 Ma Pha.
Proterozoic
Archean
Had'n
| |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Domeni: | Eukaryota |
(pa klasifikuar): | Unikonta |
(pa klasifikuar): | Obazoa |
(pa klasifikuar): | Opisthokonta |
(pa klasifikuar): | Holozoa |
(pa klasifikuar): | Filozoa |
Mbretëria: | Animalia Linnaeus, 1758 |
Major divisions | |
Sinonimet | |
|
Shumica e llojeve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral. Kafshët i ndajmë në dy lloje: kafshët rruazorë dhe kafshët jorruazorë.
- Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit (knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit (arthoropoda).
- Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike, me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes, por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.
Fjala "kafshë" vjen nja shqipja kap dhe ajo nga shqipja e parë *kapa. Përkufizimi biologjik i përfshinë të gjithë anëtarët e mbretërisë se kafshëve.
Balena blu (Balaenoptera musculus) është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në ujë, me një peshë deri në 190 ton dhe me një përmasë deri në 33.6 metra të gjatë. Ndërsa kafsha më e madhe e gjallë tokësore është elefanti afrikan (Loxodonta africana), me një peshë deri në 12.25 ton dhe me një permasë deri në 10.67 metra të gjatë.