From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armatim. Kombinati ndodhet pranë qytetit të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, 22 km në jug të qytetit të Beratit. Uzina e Prodhimit të Municioneve (sot Kombinati Mekanik Poliçan), u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të.
Uzina filloi prodhimin e municioneve për herë të parë në vitin 1967. Në fillim, u vu në punë linja e prodhimit të fishekut 7.62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimit të granatave të dorës ofensive dhe difensive, minave kundërtank e kundërkëmbësorisë, predhave të mortajave 82 mm, kapsollave detonatore KD 8, fishekzjarreve 180 mm etj.
Me kalimin e viteve, krahas prodhimit, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë puna eksperimentuese për prodhimin e artikujve të tjerë të nevojshëm për ushtrinë. Në këtë proçes eksperimentimi u përfshinë dhjetra inxhinierë dhe specialistë të aftë nga i gjithë vëndi.
Si rezultat i kësaj pune, në vitet 80–të u vunë në punë linjat e prodhimit të predhave 60, 107 dhe 120 mm, djegoreve 60 dhe 82 mm, fishekëve bazë 60 dhe 120 mm, fishekëve 12.7, 14.5 dhe 9 mm, etj. Rritja e nomeklaturës së prodhimeve, kapaciteteve prodhues dhe numrit të punonjësve, i cili arriti shifrën 3 200, ishin faktorët bazë që në vitin 1986 e shndëruan Uzinën në Kombinat të Prodhimeve Ushtarake.
Aktualisht, në Kombinatin Mekanik Poliçan janë të instaluara 12 linja kryesore për prodhimin e artikujve të lartpërmendur. Cikli i punës është i mbyllur duke realizuar në Kombinat prodhimet ushtarake, instrumentat dhe veglat e punës, deri në amballazhimin e prodhimit të gatshëm. Linjat e prodhimit janë të përbëra nga makineri speciale, të destinuara për prodhimin e municioneve. Vetëm 5 deri 10 % e kapaciteteve prodhuese kanë karakter universal dhe mund të përdoren për prodhime civile.
Mbas vitit 1992, si rrjedhojë e ristrukturimit të Ushtrisë dhe mungesës së fondeve, porositë për ushtrinë në Kombinatin Mekanik Poliçan u ulën në mënyrë drastike, duke sjellë si pasojë reduktimin e fuqisë puntore nga 3 200 në 1 700. Gjatë viteve 1994 – 1997, prodhimi u ndërpre plotësisht.
Nga korriku 2006 e deri tani ndërmarja funksionon me pavarësi financiare nga shteti. Aktiviteti kryesor aktual është demilitarizimi i municioneve te tepërta të F.A. Sasia e municioneve te asgjesuara në Kombinat që prej vitit 2001 e deri tani, eshte rreth 26 000 ton (municione të shtimjeve te topave 57 mm, 76 mm, 85 mm, 100 mm, bomba aviacioni 100 kg, 150 kg., 250 kg, predha mortaje 107 mm dhe 82 mm). Aktualisht po demilitarizohen municione mortaje 82 mm prodhim importi (rus, kinez), granatat e dores dhe fisheke 7.62 mm.
Ndermmarja filloi edhe prodhimin e teknikes bujqesore ne sasi te vogla.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.