From Wikipedia, the free encyclopedia
Kërkesa në ekonomi paraqet sasinë e një të mire materiale për të cilën klientët janë të gatshëm dhe të aftë ta blejnë në çmime të ndryshme gjatë një kohe të dhënë. Marrëdhënia mes çmimit dhe sasisë së kërkuar quhet gjithashtu lakorja e kërkesës. Teoria ekonomike supozon që në tregun e lirë kërkesa dhe oferta do të ekuilibrohen dhe do të përcaktojnë nivelin e çmimit.
Në aspektin makroekonomik shqyrtohet kërkesa agregate brenda një ekonomie. Kjo paraqet vlerën nominale të shumës së të gjitha kërkesave brenda asaj ekonomie.
Faktorët që e kushtëzojnë kërkesën për të mira materiale janë :
Sipas kësaj mund të konstatojmë se kërkesa për të mirën materiale , është funksion i të gjitha faktorëve të lartepërmendur.
Kërkesa negative: Nëse përgjigja e tregut për një produkt është negative, tregon se njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për veçoritë e një shërbimi dhe përfitimet e ofruara. Në rrethana të tilla, njësia e marketingut në një sipërmarrje duhet të kuptojë etnopsiqikën e blerësve potencialë dhe të zbulojë arsyen parësore për refuzimin e shërbimit. Për shëmbull: Nëse pasagjerët refuzojnë thirrjen e shoferit për të hipur në autobuz. Agjencia e udhëtimeve duhet të gjejë një strategji më të mirë për të thithur klientë.
Pakërkesë: Nëse njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm, kanë informacion të pamjaftueshëm për një shërbim ose për shkak të indiferencës së konsumatorëve, mund të lindë ky tip kërkese.
Kërkesa e fjetur:
Kërkesa sezonale: Disa shërbime nuk kanë një kërkesë të qëndrueshme çdo ditë të vitit dhe mund të nevojiten vetëm për një periudhë kohe, si psh hotelet në bregdet.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.