![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1c/Kulla_e_Brahim_Hoxh%25C3%25ABs%252C_Junik.jpg/640px-Kulla_e_Brahim_Hoxh%25C3%25ABs%252C_Junik.jpg&w=640&q=50)
Juniku
qytezë në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Juniku (Serbisht: Јуник Junik) është një komunë dhe qytet i vogël në Kosovën perëndimore, në Rajonin e Gjakovës. Është e vendosur në perëndim të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti i Junikut ka 6,053 banorë, ndërsa komuna ka 6,084 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 6,425 banorë.
Fakte të shpejta JunikЈуник, Shteti ...
Juniku
Junik Јуник | |
---|---|
![]() | |
![]() Vendndodhja e komunës së Junikut në Kosovë | |
Koordinatat: Stampa:Xb 42°28′34″N 20°16′39″E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Gjakova |
Komuna | Komuna e Junikut |
Komuna | 2008 |
Qeveria | |
• Kryetari | Ruzhdi Shehu (LDK) |
Lartësia mbidetare | 517 m (1.696 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 6.053 |
• Komunal | 6.084 |
Kodi postar | 50000 |
Prefiksi | +381 390 |
Faqja zyrtare | kk |
Mbylle
Ndodhet në mes të Deçanit dhe Gjakovës përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë. Është e populluar me shqiptarë etnikë. Juniku është vendlindja e disa njerëzve të shquar, përfshirë ish-kampionin evropian të boksit në peshën e rëndë, Luan Krasniqi dhe poetin Din Mehmeti.
Emërtimi i këtij fshati, rrëzë Alpeve shqiptare rrjedhë nga fjala latine:
- Judico- avi, atum, are: që do të thotë me gjaku.
- Junetio-onis: që do të thotë, bashkim, lidhje.
- Unus, a unum: që do të thotë i vend i jashtëzakonshëm, i veçantë i pashoq.