Jim Carrey
aktor kanadez / From Wikipedia, the free encyclopedia
James Eugene Carrey (lindi më 17 janar 1962) është një aktor, komedian, skenarist, producent dhe artist kanadez-amerikan. Carrey është nominuar për katër Golden Globe duke fituar dy prej tyre. I njohur për energjinë e tij humoristike, ai është përshkruar si një nga aktorët më të mëdhenj në Hollywood.
Carrey u njoh në vitin 1990 nga seriali In Living Color. Roli i tij i parë kryesor në produksione të mëdha erdhi me Ace Ventura: Pet Detective (1994), Dumb and Dumber (1994), The Mask (1994), dhe Ace Ventura: When Nature Calls (1995). Më 1997 bëri një performancë të mirë në filmin Liar Liar, e cila i dha një nominim për Golden Globe si Aktori më i Mirë. Më pas luajti në The Truman Show (1998) dhe Man on the Moon (1999), të cilat i dhanë nga një Golden Globe për Aktorin më të Mirë.