Jan Amos Komenski
shkencëtar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Jan Amos Komenski - John Amos Komenius (28 mars 1592 – 15 nëntor 1670 ) është filozof, teolog dhe shkrimtar por mbi të gjitha dhe në radhë të parë ai është pedagogu më i shquar çek dhe njëri ndër pedagogët më të shquar botëror. Vepra pedagogjike e tij arriti kulmin e mendimit pedagogjik të Humanizmit dhe Renesansës. Njëkohësisht, ajo i vuri bazat (themelet) pedagogjisë e sidomos didaktikës moderne qytetare. Ai është reformator i madh i sistemit shkollor dhe i organizimit të procesit edukativ e arsimor; ai ishte ideator i shkollës fillore dhe i sistemit mësimor me klasa dhe orë. Komenski është autor i një plani universal të edukimit dhe të arsimimit. Ai ishte dhe mbetet mësuesi i botës.