Xheki Çan
From Wikipedia, the free encyclopedia
Chan Kong-sang i njohur si Jackie Chan (lindi më 7 prill 1954) është një aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez. Lindur në Hong Kong, në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi). Karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në SHBA. Në fëmijëri Xheki u vendos në Insitutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt. Për një periudhë të gjatë ai studioi artet marciale, muzik dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen. Fillimisht Jackie Chan kryente role jo me peshë në film. Një nga shfaqjet më sinjikative të tij gjatë viteve 1970, ishte roli si antagonist i Brus Lisë. Më shumë informacion mbi aktorin mund të gjendet në autobiografinë e tij të titulluar: Unë Jam Jackie Chan: Një Jetë me Aksion.
Jackie Chan | |
---|---|
U lind në | 7 prill 1954 (60 vjeçar) Victoria Peak, Hong Kongu britanik |
Kombësia | Kinez (Hong Kong) |
Titulli | Jackie Chan |
Faqja në rrjet |
Jackie Chan mori rolin e tij deçiziv në filmin Grushti i Ri i Furishëm – si vazhdim i filmit të suksesshëm të Brus Lisë Grushti i Furishëm – por pa arritur sukses. Në të tilla kushte, ai vendosi të paraqiste element të rinj në filmat e tij që kishin të bënin me një sërë situatash komike dhe gafash të ndërthurura me aksionin e arteve marciale. Në vitin 1978, Jackie Chan fiton famë me filmin e tij Drunken Master. Për firmën televizive “Sky” Xheki tha se suksesi i tij qëndronte në të bërën krejt të kundërtën e aktorit Brus Lee. “– Nëse Brus Li ishte serioz, atëherë personazhi im duhej të ishte krejt e kundërta” – u shpreh ai në intervistë. Shpesh gjatë interpretimit të filmave, Can është dëmtuar seriozisht në skenë duke pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe duke përfunduar në koma.
Xheki e vazhdoi karrierën e tij kinematografike edhe në SHBA siç është The Cannonball Run në vitin 1980. Megjithatë ai do të fitonte famë jashtë Azisë vetëm mbas filmit Police Story i vitit 1985.