Ivo Andriç (serbokroatisht: Иво Андрић, Ivo Andrić, Dolac afër Travnikut, 9 tetor 1892 − Beograd, 13 mars 1975) shkrimtar serbo[1][2]–kroat[1][3][4] dhe diplomat nga Bosnja dhe Hercegovina, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1961. Gjatë kohës kur ishte ndihmës-ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1937–1939), Andriçi hartoi një elaborat me përmbajtje raciste ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë dhe i cili mbështeste gjenocidin, asimilimin, dhe përçarjen fetare të shqiptarëve;[5][6] dokumentin ia dërgoi kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë.[7]
U lind më | 9 tetor 1892 Travnik, Bosnja dhe Hercegovina |
---|---|
Vdiq më | 13 mars 1975 Beograd, Jugosllavia |
Kombësia | jugosllav |
Gjinitë letrare | novelist |
Biografia
Ivo Andriç lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, më 9 tetor 1892 e vdiq, mbas një iktusi cerebral, më 13 mars 1975 në Beograd. Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundoi shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 u regjistrohua në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdoi studimet edhe në Vjenë, Austri.
Debutoi në letërsi në një libër me titullin «Poezia e re kroate», ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Më vonë është shkrimtari Cërnjanski ai që e drejtoi poetin e ri serb drejt problemeve të letërsisë e të politikës. Bëhet anëtar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) që organizoi dhe kreu atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914. Në vitin 1914 Andriç u arrestohua për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. U dërgua në Split e, prej aty, në Shebenik e në nëntor të atij viti në Maribor ku u dënua me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, që lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961.
Prej 1920-1921 punoi si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbrojti doktoratën pranë Universitetit të Gracit e vazhdoi karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Gjenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, dha dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e u kthye në Jugosllavi.
Poezia e proza
Në poezinë e Andriçit ndihet një dhimbje që me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më e fortë. Humbja për te është një shkak për t'u ringjallur e për të shkuar drejt fitores. Ndërsa melankolia e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së brendshme kundër kohës e njerëzve. Ndër prozat më të mira të këtij auktori përmendim trilogjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.