Inxhinieria hidraulike e Qytetërimit të Luginës së Indit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qytetërimi i Lashtë i Luginës së Indusit në Azinë e jugut, duke përfshirë Pakistanin dhe Indinë veri-perëndimore, ishte i shquar në inxhinierinë hidraulike dhe furnizimin me ujë si dhe kanalizimet e mjetet e higjienës që ishin të parat e llojit të tyre. Midis gjërave të tjera, ata kanë sistemin e parë të njohur në botë të banjave me ujë të rrjedhshëm. Këto ekzistonin në shumë shtëpi dhe ishin të lidhura me një kanalizim të përbashkët të shkarkimit të ujërave të zeza. Shumica e shtëpive kishte gjithashtu puse private uji. Muret e qytetit funksiononin si një barrierë kundër vërshimit të ujërave. Zonat urbane të Qyt të Lug së Indusit ofronin banja publike dhe private, kanalet e shkarkimit ishin të vendosura nëpër tubacione nëntokësore të ndërtuar me tulla të shtruara dhe një sistem të sofistikuar menaxhimi të ujit me rezervuarë të shumtë. Në sistemin e kullimit, kanalizimet nga shtëpitë ishin të lidhura me kanalizime më të mëdha publike.[1] Lothal-i ishte një port në Detin Arabik që kishte kantier detar.