From Wikipedia, the free encyclopedia
Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, në kanalin e Korfuzit, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe të mirëplanizuar, me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.[1] Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së ftohtë.
Incidenti i kanalit të Korfuzit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Incidenti i kanalit të Korfuzit | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Shqipëria | Britania e Madhe | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
asnjë |
44 të vrarë 42 të plagosur 2 shkatërrues të dëmtuar ( njëri prej te cilëve i pa riparueshëm ) |
Nasho Xani, ushtar i postës së Rojes Bregdetare në Ksamil me detyrën e mitraljerit tregon se me të parë anijet, që ata i mendonin greke, i gjithë efektivi i postës kufitare u hap në pozicione luftimi dhe u përgatit të angazhonte kundërshtarin. Kur anijet u afruan në distancën e qitjes, ai hapi zjarr direkt mbi njërën nga anijet (jo zjarr paralajmërues) me një mitraloz të lehtë italian. Mbas kësaj anijet ngritën flamurin anglez dhe u tërhoqën ngadalë nga ujërat territoriale shqiptare.
Nasho Xani tregon për këtë ngjarje: "Më 22 tetor të po këtij viti (1946), katër luftanije angleze po vinin drejt brigjeve tona, pa na paralajmëruar më parë për misionin. Kishim urdhër të mos qëllonim edhe nëse ato do të afroheshin shumë afër. Një oficer, këshilltar sovjetik na porosiste orë e çast që të mos qëllonim edhe sikur anijet të preknin bregun. Po ndiqnim me sy çdo lëvizje të anijeve, kur dëgjuam një shpërthim dhe pamë, se dy nga anijet kishin marrë flakë. Kishin rënë në mina. Kush i kishte vendosur minat në Kanalin e Korfuzit ?
Sipas mendimit tim, minat nuk ishin vendosur nga autoritetet tona, pasi nuk kishin as mundësi për një gjë të tillë, por as jugosllavët siç përflitej në atë kohë. Ato mina janë vënë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gjermanët, për të penguar sulmin aleat kundër tyre e për të bllokuar hyrjen në Kanalin e Korfuzit. Praninë e minave në kanal dhe në gjithë detin Mesdhe e dëshmon edhe ngritja e Komitetit të Pastrimit të Minave."
(Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).
Më 10 nëntor 1946 qeveria angleze njoftoi qeverinë shqiptare, ndërsa më 12 nëntor 1946 nisi operacionin për çminimin e bregdetit të Shqipërisë. Me skuadronin e 15-të të Flotës Angleze, i përbërë nga aeroplanmbajtëse, kryqëzorë, fregata, nëndetëse, minahedhëse, të komanduara nga admirali Konnahan filluan lundrimin nga Butrinti në Karaburun ; gjë të cilën e përsëritën edhe me 13 nëntor 1946. Tytat e të gjitha armëve e gati për zjarr, në mënyrë provokatore i kishin i drejtuan drejt bregut tonë. Thanë një herë se në distancën 3 milje gjetën një minë, pastaj dhe 22 të tjera, duke thënë se i hoqën.
Në funksion të fajësimit të Shqipërisë për vendosjen e minave në kanalin e Korfuzit, anglezët kishin përgatitur e sjellë në gjyq dhe një dëshmitar jugosllav, i quajtur Kovaçeviç. Ai në gjyq dëshmoi se në mbrëmjen e datave 17 tetor 1946 dhe 18 tetor 1946, ai kishte parë dy anije në portin e Shibenikut që ngarkoheshin me mina, udhëtuan drejt jugut, por nuk e dinte destinacionin. Gjykata Ndërkombëtare dërgoi një komision për të verifikuar këtë dëshmi në Shibenik, por arriti në konkluzionin se dëshmia e Kovaçeviçit ishte e rreme.
Në funksion të provës, anglezët përgatitën edhe një ngjarje tjetër, tepër e rëndë për kohën, arratisjen e një anije luftarake, pikërisht të motovedetës “Mujo Ulqinaku”, duke përdorur një agjent të tyre, nënoficer në flotën tonë luftarake, i cili kishte marrë detyrë të dëshmonte se “ishte pikërisht kjo anije dhe efektiva të saj që kishin vendosur minat në kanalin e Korfuzit”. Kjo arratisje që brezat e njohin nëpërmjet lojës së aktorëve Rikard Ljarja në filmin “Duel i heshtur”, rezultoi e dështuar falë trimërisë së detarit Spiro Kote. Lidhur me këtë akt, Vangjel Nano, ish-shefi operativ (i luftës) në FLD, në kujtimet e tij shkruan: ”Agjentët e anglezëve që kishin mundur të futen në radhët tona, mashtruan detarin Spiro Kote, duke i thënë se do të dilnin në det të hapur për t’i ardhur në ndihmë komisarit të bazës që i rrezikohej jeta. Por pas kalimit në ujërat neutrale, agjentët i tregojnë Spiros qëllimin e arratisjes, duke i ofruar në shkëmbim të jetës së garantuar në perëndim, pjesëmarrjen në dëshminë e përbashkët në favor të anglezëve, duke konfirmuar si të qenë vendosjen e minave në kanalin e Korfuzit. Por patrioti e besniku i betimit të bërë, Spiro, u përlesh e triumfoi mbi ta, duke bërë që të dështojë kjo provë tjetër e anglezëve!
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej ti paguante 844.000 £ Mbretërisë se Bashkuar.
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare...
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.