Ibën Saudi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Abdulaziz ibn Abdul Rahman ibn Feisal ibn Turki ibn Abdullah ibn Muhammed Al Saudi (Arabisht: عبد العزيز بن عبد الرحمن بن فيصل بن تركي بن عبد الله بن محمد آل سعود; 15 janar 1876[1] - 9 nëntor 1953) i njohur në Perëndim si Ibn Saudi, ishte monarku i parë dhe themeluesi i Arabisë Saudite, "shteti i tretë Saudit". Ai ishte sundimtar i gjithë Mbretërisë së Arabisë Saudite nga 23 shtator 1932 deri më 9 nëntor 1953 por sundoi pjesë të saj qysh nga viti 1902.
Ibën Saudi | |||||
---|---|---|---|---|---|
Mbreti i Arabisë Saudite | |||||
Mbretërimi | 23 shtator 1932 - 9 nëntor 1953 | ||||
Paraardhës | Ai ishte më parë si Mbreti i Nexhdit dhe Hixhazit | ||||
Pasardhës | Saud | ||||
Mbretërimi | 8 janar 1926 - 23 shtator 1932 | ||||
Paraardhës | Ali (si mbret i Hixhazit) Vetë ai (si mbret i Nexhdit) | ||||
Pasardhës | Vetë ai si mbret i Arabisë Saudite | ||||
Mbretërimi | 3 nëntor 1921 - 29 janar 1927 | ||||
Paraardhës | Vetë ai si Emiri i Nexhdit dhe Hasës | ||||
pasardhës | Vetë ai si mbret i Nexhdit | ||||
| |||||
Shtëpia | Shtëpia e Saudit | ||||
I ati | Abdul Rahman bin Feisal | ||||
E ëma | Sara bint Ahmed es-Sudairi | ||||
U lind | 15 janar 1876 Riadi, Emirati i Nexhdit | ||||
Vdiq | 9 nëntor 1953 (77 vjet) Taifi, Arabia Saudite | ||||
Varrimi | Varreza el-Oud |
Ai ripushtoi qytetin e shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij të Riadit në vitin 1902, duke filluar tre dekada pushtimesh që e bënë atë sundimtar të pothuajse të gjithë Arabisë qendrore dhe veriore. Ai konsolidoi kontrollin e tij mbi Nexhdin në vitin 1922, pastaj pushtoi Hixhazin në vitin 1925. Ai zgjeroi sundimet e tij në atë që më vonë u bë Mbretëria e Arabisë Saudite në vitin 1932. Si Mbret, ai kryesoi zbulimin e naftës në Arabinë Saudite në vitin 1938 dhe fillimi i prodhimit në shkallë të gjerë të naftës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi shumë fëmijë, duke përfshirë 45 djem, dhe të gjithë mbretërit pasues të Arabisë Saudite, të paktën gjatë vitit 2020.