Humori
From Wikipedia, the free encyclopedia
Humori (lat. humor = lagështi) është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurin dhe zbavitjen e njerëzve të tjerë nëpërmjet sendeve, ose rrethanave. Humori mund të përkufizohet edhe si gjetja (vërejtja) dhe shprehja e qesharakes në një rrethanë apo send. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton ndjenja kënaqësie, ose i bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur.