Hidrografia e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hidrografia e Shqipërisë është një fushë me ndikim të madh socio-ekonomik në Shqipëri. Vendi dallohet për pasuri të shumta dhe të shumëllojshme ujore. Pasuria ujore lidhet me kushtet klimatike, relievin, dhe përbërjes gjeologjike të Shqipërisë. Me këto pasuri ujore lidhet plotësimi i nevojave të popullsisë për ujë të pijshëm, zhvillimi i bujqësisë, i industrisë, dhe i energjitikës. Këto pasuri ujore përbëjnë dhe potencial të madh për zhvillimin e turizmit.