![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/43/Red_flag.svg/langsq-640px-Red_flag.svg.png&w=640&q=50)
Hashimitët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hashemitët (arabisht: الهاشميون, el-Hāshimījūn) është familje mbretërore në Jordani. Gjithashtu ishte familje mbretërore e Sirisë (920), Hixhazit (1916–1925) dhe Irakut (1921–1958). Familja i përket Dhawu Awn, një nga degët e Sharifit Hasanid të Mekës - të quajtur edhe Hashemitët - që vazhdimisht e sunduan Mekën nga shekulli i 10-të deri në pushtimin e saj nga Shtëpia e Saudit në vitin 1924.[1] Hashemitët pretendojnë se kanë prejardhje pre Hashim ibn Abdumenaf, stërgjyshi i profetit islam, Muhammed.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/43/Red_flag.svg/320px-Red_flag.svg.png)
Dinastia moderne u themelua nga Hussein Ibn Ali, i cili u emërua Sherifi i Mekës nga Abdyl Hamiti II në vitin 1908, pastaj në vitin 1916 u shpall Mbreti i Hixhazit pas fillimit të Kryengritjes Arabe kundër Perandorisë Osmane. Bijtë e tij Abdullah dhe Feisal morën fronet e Jordanisë dhe Irakut në vitin 1921.