![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/6/61/Greva_e_uris%25C3%25AB_e_ish_t%25C3%25AB_p%25C3%25ABrndjekurve_politik%25C3%25AB_-_27_shtator_2012.jpg/640px-Greva_e_uris%25C3%25AB_e_ish_t%25C3%25AB_p%25C3%25ABrndjekurve_politik%25C3%25AB_-_27_shtator_2012.jpg&w=640&q=50)
Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë (2012)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë është një grevë që nisi më 21 shtator 2012 në Tiranë nga rreth 20 ish të përndjekur politikë gjatë viteve të komunizmit. Greva nisi vetëm për qëllime ekonomike, pasi kërkojnë që shteti shqiptar ti paguajë për vitet e vuajtjes në burg (2000 lekë për çdo ditë burgim).[nevojitet citimi]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/6/61/Greva_e_uris%C3%AB_e_ish_t%C3%AB_p%C3%ABrndjekurve_politik%C3%AB_-_27_shtator_2012.jpg/320px-Greva_e_uris%C3%AB_e_ish_t%C3%AB_p%C3%ABrndjekurve_politik%C3%AB_-_27_shtator_2012.jpg)
Gjatë grevës, dy grevistë Gjergj Ndreca (51 vjeçar) dhe Lirak Bejko (47 vjeçar) i vunë zjarrin vetes me benzinë në shenjë proteste për neglizhencën që po u bëjnë strukturat shtetërore. Greva u mbyll në ditën e saj të 31-të.
Greva u dënua pothuajse nga të gjitha degët e shoqatave të të përndjekurve politikë si një grevë politike e nxitur dhe organizuar nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama për të rrëzuar qeverinë.[1]