Gnoseologjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gnoseologjia (gr. gnosis - njohje dhe logos - shkencë) është disiplinë filozofike, e cila merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë dhe të kritereve të njohjes së botës dhe të gjësendeve e të dukurive të ndryshme. Detyra e gnoseologjisë është të përgjigjet në pyetjet : ç'është njohja e njëmendësisë, si është e mundur njohja, sa i përgjigjet njohja njëmendësisë, sa është e vërtetë njohja, deri ku mund të arrij ajo, në ç'mënyrë dhe në bazë të çkahit konstatohet vërtetësia e njohjes etj. Sado që me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me njohjen janë marrë shumë filozof para tij, prapëseprapë si themelues i gnoseologjisë mirret filozofi anglez, Xhon Loku. Brendapërbrenda gnoseologjisë ekzistojnë drejtime të ndryshme lidhur me mënyrën dhe rrugët e njohjes së njëmendësisë, si : empirizmi, sensualizmi, racionalizimi, kriticizmi, intuitivizmi, dogmatizmi, skepticizmi.