Gjuha ilirski
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Remove ads
Gjuha ilirski ishte një emërtim i përgjithshëm për gjuhët sllave të jugut, para shfaqjes së studimeve sllavistike dhe cirilo-metodike, dhe veçanërisht gjatë periudhës osmane. U imponua si gjuhë e përgjithshme si rezultat i propagandës katolike në Ballkan në shekullin XVII. Në shekullin XVIII ermi u zëvendësua me termin sllavoserbisht.[1][2]

Baza e kësaj gjuhe konsiderohej gjuha dhe letërsia e Dubrovnikut dhe Grykës së Kotorrit si dhe e ashtuquajtura bugarshtica, përfaqësuesi i parë i saj ishte Dinko Zlatarić ndërsa Bartol Kašić konsiderohej babai i "gjuhës moderne ilire." Në kohën e Luftës së gjatë turke (1595), Kašiċ u bë jezuit. Nga viti 1609 deri në vitin 1633 ai jetoi në Dubrovnik. Në vitet 1613-1614 dhe 1618-1619 Kašiċ ishte në një mision në Bosnje, Serbi dhe Sllavoninë Lindore.
Në vitin 1604 u publikua në Romë vepra me titull Institutium linguae illyricae (Struktura e gjuhës ilirski, në dy libra; 200 faqe). Gramatika e saj përdorej si tekst shkollor nga jezuitët të cilët ishin dërguar në mision në Ballkan. Bartol Kašić përvetëson dialektin shtokavian të gramatikës sllave të jugut, duke theksuar si të tillë variantin e Dubrovnikut që ishte varianti i vendlindjes së tij. [3][4]
Remove ads
Shih edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads