Gjilani
qytet në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjilani (ose Gjilan, serbisht Гњилане/Gnjilane) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Lumi Morava shtrihet në juglindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Në pjesën Velekincës së Ulët rrjedh Lumi me emrin Murava (Morava), emri i të cilit rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur; Mur pran Vadës - Murava - Velekinca e vjeter. Në bazë të lumit në shekullin XVIII përmendet qyteti i Gjilanit me emrin Muravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.
Gjilani Гњилане Gnjilane | |
---|---|
![]() Kolazh me pamje nga Gjilani | |
Vendodhja e komunës së Gjilanit në Kosovë | |
Koordinatat: 42°27′53″N 21°28′1″E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Gjilani |
Komuna | Gjilani |
Qeveria | |
• Kryetari | Alban Hyseni (Vetëvendosje) |
• Këshilli | Këshilli komunal i Gjilanit |
Sipërfaqja | |
• Komuna[1] | 391,84 km2 (151,29 sq mi) |
Popullsia (2011[2]) | |
• Popullsia urbane | 54.239 |
• Sipërfaqja rurale | 35.939 |
• Komuna | 90.178 |
Emri i banorëve | Gjilanas |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 60000 |
Prefiksi | +383 (0) 28 |
Targa e automjeteve | 06 |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/gjilan/ |
Gjilani për 3-4 km, shtrihet deri te Lumi Morava, kurse emri i vjetër i Lumit është Angros. Në bazë të emrin ANGROS përmendet edhe në shkrimet e babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s. Në Velekincë dhe Pogragjë gjatë shtrirjes së Moravës janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si ‘Vazo, Veshje Ilire’’, si dhe janë gjetur ‘Varreza Ilire’’ (e që me gërmimet e arkeologëve shqiptar në vitet 1979-80, e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme, Tumat Ilire Dardanë në Llashticë, Lipovicë pastaj te Kalaja e Pogragjës.