mal From Wikipedia, the free encyclopedia
[[Skeda:Liqeni i Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS. Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra, Mali i Korabit.
Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Junikut me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Junikut dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lartësi mbidetare radhitet menjëherë pas Gjeravicës, Gusani ka lartësi mbidetare 2639 m. Maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore.
Kjo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.
http://www.summitpost.org/mountain/rock/173204/-272-eravica.html