Gjeografia e Serbisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Serbia me Vojvodinën ka një pamje e një katërkëndëshit. Pjesa veriore është pjesa e rrafshët dhe e hapur, pjesa qendrore në veri dhe në mes është e ulët, skajet dhe jugu i ka më të ngritura dhe malore. Luginat lumore në drejtim të jugut, sidomos lugina e Moravës së Madhe dhe Jugore, i kanë mundësuar lidhje të mira me Bullgarinë, Maqedoninë e Greqinë, pjesërisht edhe me Kosovën. Lugina e Moravës dhe e Vardarit përbëjnë boshtin kryesor meridional të Ballkanit Qendror, Serbia nuk ka dalje në det.