Ghatet në Varanasi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ghatet në Varanasi[1] janë vende të shkallëzuara në bregun e lumit që mundësojnë afrimin deri te uji i lumit të Gangut. Qyteti i Varanasit ka 87 ghate.[2] Shumica e ghateve janë vende larjeje dhe ghate për ceremoninë Puja të Hinduizmit, ndërsa pak prej tyre përdoren ekskulzivisht si vende kremimi (vende ku digjen trupat e të vdekurve.[3] Shumica e ghateve të Varanasit u ndërtuan pas vitit 1700, kur qyteti ishte pjesë e Perandorisë Maratha.[4] Ndërtuesit e ghateve të tanishme janë marathat, shindet (scindiat), holkarët, bhonslet dhe Peshwet (peshwat). Shumë ghate janë të lidhur me legjendat ose mitet ndërsa shumë prej tyre janë në pronësi private. Varkat që lundrojnë në mëngjes në Gang përgjatë ghateve janë një tërheqje popullore turistike. Ghatet janë një përbërës i pandashëm i konceptit hindu të hyjnores të përfaqësuar nga elementet fizike, metafizike dhe të mbinatyrshme.[5] Varanasi ka të paktën 84 ghate, shumica e të cilëve përdoren për banjë nga pelegrinët dhe për kryerjen e ceremonive puxha shpirtërisht domethënëse të Hinduizmit, ndërsa pak prej tyre përdoren ekskluzivisht si vende kremimi hindu.[6][7][8] Shkallët e ghateve të çojnë në ujin e lumit Gang, duke përfshirë dhe Ghatin Dashashwamedha, Ghatin Manikarnika, Ghatin Panchganga dhe Ghatin Harishchandra, kur hindutë kremojnë të vdekurit e tyre. Shumë ghate janë të lidhura me legjendat hindu dhe mjaft prej tyre tani janë në pronësi.[9]
Shumë prej ghateve u ndërtuan nën patronazhin e Dinastisë Maratha, Shinde (Scindia), Holkar, Bhonsle dhe Peshwa. Një varg në mëngjes që lundron në Gang përgjatë ghateve është një panoramë mjaft e pëlqyer turistike. Shtrirja e gjatë e ghateve në Varanasi e pajisin bregun lumor me një shumësi faltoresh, tempujsh dhe pallatesh të ndërtuar "radhë pas radhe sipër nivelit të ujit".[10] Man Singhu i Amberit ndërtoi Ghatin Maan-Sarowar. Maharaxhai i Darbhangas ndërtoi Ghatin Darbhanga. Tulsidasi shkroi Rāmacaritamānasan te Ghati Tulsi. Qendra e Sri Kashi Math Samsthanit, një shkollë shpirtërore e ndjekur nga brahminët Goud Saraswat, folës të gjuhës konkani, gjendet te Ghati Brahma.