Gamla bron (ura e vjetër) është ura më e vjetër në Umeå mbi lumin Ume dhe është 301 metra e gjatë.

Thumb
Gamla bron Umeå 2007-06-24

Historia

Para se Umea të kishte një urë, banorët e kalonin lumin përmes rrugëve të akullta gjatë dimrit dhe me anije gjatë stinëve të tjera.[1]

Gjatë okupimit të dytë rus në Umea në Luftës Finlandeze, rusët në vitin 1809 ndërtuan një urë lundruese nëpër lum. Gjithsesi, pak pas ndërtimit ajo u prish nga përmbytjet e verës.[2] Ndërtimi i një ure në Lumin Ume kushtonte shumë, por guvernatori Gustaf Munthe u interesua për këtë problem kur zuri zyrën në vitin 1856 dhe 1858. Ai dha një mandat për të hetuar vendin ku ura do të ishte më e përshtatshme, për të krijuar vizatime dhe propozime dhe për të llogaritur se sa do të kushtojë ajo. Hetimi tregoi se në periferi, në rrjedhën e sipërme të lumit, baza e lumit ishte më e favroshme për të kryer urën. Kostoja e pritshme e urës ishte 65,450 korona. Por kostoja totale arriti deri në 86,000 korona.[2] Ura u hap në vitin 1863 dhe për një kohë të gjithë udhëtarët duhej të paguanin një tarifë për ta përdorur urën. Pas një dekade u pa e nevojshme të ndërrohej puna e drurit dhe në vitet 1894-95 ajo u zëvendësua me çelik dhe ura mori pamjen që ka sot.

Ura sot

Sot ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe biçikletistë.[3] Gjatë vitit 2013 janë vërejtur krisjet që bënin thirrje për riparime.[4]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.