From Wikipedia, the free encyclopedia
Problemi i efekteve shëndetësore të valës elektromagnetike, kurdoherë është i lidhur me shpërndarjen e fushës elektromagnetike në ambientin e interesuar. Është e qartë se në rastin e problemit të marrë në shqyrtim, është me interes identifikimi i fushës elektromagnetike, i madhësive që e karakterizojnë atë, përqark antenës transmetuese, apo siç quhet ndryshe stacionit bazë (SB) dhe përqark vet telefonit mobil.[1]
Për këtë janë dy mundësi kryesore, ose nëpërmjet llogaritjes analitike d.m.th. të shpërndarjes së intensiteteve të fushës në lidhje me koordinatën, ose nëpërmjet matjeve të veçanta.
Nëpërmjet llogaritjes analitike mund të përcaktohet distanca maksimale nga antena e SB, në të cilën dendësia e fuqisë do të ishte e barabartë me nivelin referent të rekomanduar nga ICNIRP (International Commission on Non-Ionizing Radiation Protection) për ekspozimin e publikut të gjerë. Distanca maksimale për nivelin e lejuar te dendësisë së fuqisë [2] llogaritet nga shprehja:
Ku:
Në përgjithësi kjo është detyrë e operatorit që për sistemin e tij të komunikimit të ndërtoj hartat përkatëse të fushës elektromagnetike të krahasuara me standardet ndërkombëtare , dhe t’i vë ato në dispozicion të të interesuarve. Shpesh, për këtë problem ndiqet rruga e matjeve elektromagnetike, e cila gjithashtu ka probleme.
Në literaturën përkatëse[3] thuhet se “matjet ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme, sipas mjeteve të matjes së përdorura; në të ndikojnë ndjeshmëria e aparatit të përdorur, izotropia, selektiviteti në frekuencë etj.” Referohet se me një sondë të tipit Thomson, janë realizuar matje në 9 vende publike mjaft të frekuentuara në Paris dhe ka rezultuar se për telefoninë GSM 900 vlerat maksimale të fuqisë, pra niveli i vektorit të Pointingut, rezultonin në intervalin 0.72-0.0056 mW/m2, ndërsa për telefoninë GSM 1800 ato shtrihen në intervalin 0.13-0.018 mW/m2. Po kështu për frekuencat FM dhe të televizionit, vlerat shtrihen në intervalin 0.19-1.2 mV/m; afër Tour Eifel-it fusha është matur në vlerën 2.7 V/m.
Mbi bazën e matjeve të kryera, është me rëndësi të vëmë në dukje, se rrezatimi i gjeneruar nga stacionet bazë te telefonisë mobile, është mjaft modest në krahasim me valët e FM, në këtë kuptim edhe rrezikshmëria e tyre, është e papërfillshme.
Mendojmë se do të ishte me interes për lexuesin tonë, që për të formuar një ide për fushën elektromagnetike përqark një antene, të paraqitnim në mënyrë orientuese një tablo, identifikuese të realizuar nga matje të veçanta të bëra përqark një antene.
Shqyrtimi i mësipërm i fushës përqark një antene, i përftuar nga matje të kryera nga ekspertë të telekomit francez, të realizuara me sonda izotrope me ndjeshmëri të lartë, marrin vlera përfaqësuese[4] edhe ne tërë spektrin e radio frekuencave. Pra ato mund të shërbejnë për të kryer një identifikim të parë dhe të shpejtë, për probleme konkrete. Kuptohet se zgjidhja e plotë e problemit, kërkon studime konkrete, matje të veçanta.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.