![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/85/Discrete_probability_distrib.svg/langsq-640px-Discrete_probability_distrib.svg.png&w=640&q=50)
Funksioni i masës së probabilitetit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në probabilitet dhe statistikë, një funksion i masës së probabilitetit është një funksion i cili jep probabilitetin që një ndryshore e rastit diskrete të jetë saktësisht e barabartë me një vlerë. [1] Ndonjëherë njihet edhe me emrin 'funksioni i densitetit diskret'. Funksioni i masës së probabilitetit është shpesh mjeti kryesor për përcaktimin e një shpërndarje diskrete probabiliteti, dhe funksione të tilla ekzistojnë për variabla të rastësishme skalare ose multivariate, bashkësia e fytyrave e të cilave është diskrete.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/85/Discrete_probability_distrib.svg/320px-Discrete_probability_distrib.svg.png)
Një funksion i masës së probabilitetit ndryshon nga një funksion i densitetit të probabilitetit (FDP) sepse ky i fundit i vihet në korrespondence një ndryshore rasti të vazhdueshme. Një FDP duhet të integrohet përgjatë një intervali që të japë një probabilitet. [2]
Vlera e ndryshores së rastit me masën më të madhe të probabilitetit quhet modë .