From Wikipedia, the free encyclopedia
Francesk Kambo Batlle { anglisht: Francesc Cambó i Batlle } (2 shtator 1876 – 30 prill 1947) ishte politikan konservator katalunas, themelues dhe udhëheqës i partisë autonome Regionalist League. Ai ishte ministër në disa qeveri spanjolle. Ai po ashtu mbështeti një numër artistësh dhe përpjeke kultuorer, veçanërisht, përkthimet e teksteve klasike greke dhe latine në katalunisht.
Francesk Kambo Batlle | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 shtator 1876 Verges, Spanjë |
Vdiq më | 30 prill 1947 Buenos Aires, Argjentinë |
Nënshtetësia | Katalunas |
Punësimi | Politikan |
Franceska Kambo u lind në Verges në rajonin e Baix Empordà, Kataluni, Spanjë. Ai themeloi Regionalist League, një parti konservatore krahinore, në vitin 1901. Ai ishte një ndër të parët që propozoi sistemin e autonomisë për qeverinë e Katalunisë, megjithëse, në atë kohë, ai arriti vetëm bashkimin e katër subjekteve provinciale në Kataluni (Commonëealth of Catalonia), me pushtet të limituar. Ai po ashtu u zgjodh anëtar disa herë i qeverisë spanjolle dhe dy herë ministër i qeverisë konservatore spanjolle.
Partia e tij, Lliga, ishte përfaqësuesja kryesore e rajonit të Katalunisë apo e lëvizjes kombëtare. Gjithsesi, në vitin 1931, Esquerra Republicana de Catalunya, parti majtiste kombëtare, fitoi zgjedhjet dhe krijoi qeverinë e re autonome të Katalunisë (Generalitat of Catalonia).
Në fillim të Luftës Spanjolle Civile, ai doli jashtë vendit. Megjithëse në fillimi nuk i mbështeti forcat e Frankos, ai e bëri këtë gjë më vonë, nga frika e një fitoreje nga ana e republikanëve majtist të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Ai vdiq në Argjentinë në vitin 1947.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.