From Wikipedia, the free encyclopedia
Françesko Petrarka (Arezzo 20 korrik 1304 - Arquà Petrarca 19 korrik 1374) është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane. Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën, për te cilat punoi me seriozitetin me të madh. [1]
Në rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumë qytete te tjera italiane te shekullit XIV, i ati i Petrarkes, me profesion noter, debohet nga Firencja. Prandaj Petrarka lindi larg Firences, në Areco, në korrik 1304. Mbas një viti, familja shperngulet ne qytetin e Pizes ke qëndron deri me 1311 e mandej vendoset ne Provansen franceze, ne Avinjon, ku u transferua perkohesisht selia e Papëve (nga viti 1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi një post qe i pershtatej. Provansa asokohe qe atdheu i trubadureve, djepi i poezise lirike. Petrarka i ri studioi gramatikë, retorikë e dialektikë dhe pastaj u shkollua për drejtësi ne Montpelje. Me pas, ne Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit, por edhe te autoreve te rinjë italianë të “të ëmblit stil i ri”.
Me 1326 rikthehet ne Avinjon, ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhërin kishtar franceskan. Njekohesisht, ai fiton ne hierarkine e kohës një post te nderuar, me mjaft perfitime morale e financiare. Me sa duket, kontët, mbretërit dhe vetë Papa disa herë kerkuan ndermjetesine e tij për te rregulluar çështje te rëndësishme. Ne seline e Papeve ne Avinjon, Petrarka fitoi fame te madhe, si njeri i dijës e i kulturës, po edhe si poet i pakrahasueshem, çka e dëshmon kurorezimin e tij si “princ i poeteve” me 1341, ditën e pashkeve, ne pallatin e Kapitolit ne Rome.
Me kalimin e kohës, i velur nga jeta e zhurmshme e pallateve dhe nga shkelqimi verbues, Petrarka u shperngul ne rrethinat e Avinjonit, ne Voklyze, ku buron lumi i Sorges, gumezhimin e te cilit ai e përmend sa here ne vargje e ne kujtimet e vete. Ne Voklyze ai i kushtohet jetës vetmitare dhe meditimit. Duket se te jeta meditative e vetmitare ai gjen harmoninë e shpirtit dhe burimin e poezise, siç konstatohet edhe nga ky fragment i cituar nga vepra me karakter mediativ-filozofik
Por me 1355 vendos te kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Milano, ku qëndron për tetë vjet dhe ishte një nder periudhat me te begata te punës e te krijimtarise. Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht, te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme, qoftë ne proze, qoftë ne poezi. Por u vertetua e kundërta sepse Petrarka përmendet sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar "Fragmente ne gjuhën vulgare," titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere, qe ne shqip perkthehet Libri i këngëve. Këtu ai lidh miqesi me Bokacion, me te cilin kemben letra, libra, vërejtje reciproke. Për t’iu larguar murtajes, e cila i mori te birin, me 1361 Petrarka iken ne Venedik, ku pritet me nderime te larta, por mbas disa vjetësh, i sulmuar nga disa eksponente me ide filozofike te kundërta me te tijat, ai zhvendoset përfundimisht ne Padova dhe ne Arkua. Sipas te shkruarve, vdekja e ze me koken mbi libra, duke studiuar Virgjilin, qe bla bla bla bla bla bka bla
adhuronte.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.