Flamuri i Xhamajkas
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri i Xhamajkas u miratua më 6 gusht, 1962 (Dita e Pavarësisë së Xhamajkës), vendi që kishte fituar pavarësinë nga Perandoria Britanike. Flamuri përbëhet nga një saltirë ari, e cila ndan flamurin në katër seksione: dy prej tyre të gjelbërta (sipër dhe poshtë) dhe dy të zeza. E zeza simbolizon fuqinë dhe kreativitetin e popullit Xhamajkas. Ngjyra e arit simbolizon diellin dhe pasurinë natyrore të vendit. E gjelbra simbolizon shpresën për të ardhmen dhe pasurinë agrikulturore.