![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Flag_of_Portugal.svg/langsq-640px-Flag_of_Portugal.svg.png&w=640&q=50)
Flamuri i Portugalisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri i Portugalisë përbëhet nga dy drejtkëndësh të pabarabartë, njëri i kuq dhe tjetri i gjelbër. Stema kombëtare është e vendosur në kufirin mes dy drejtkëndëshave. Portugalia e adoptoi këtë dizajn zyrtarisht si flamurin e vet kombëtar më 30 qershor 1911, duke e zëvendësuar kështu flamurin e vjetër të përdorur gjatë kohës që kishte qenë monarki Kushtetuese. Flamuri u zgjodh nga një komision i veçantë prej disa propozimeve.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Flag_of_Portugal.svg/320px-Flag_of_Portugal.svg.png)