Flamuri i Bullgarisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri i Bullgarisë (bullgarisht: знаме на България, romanizuar: zname na Bǎlgariya) përbëhet nga tre shirita me ngjyrat (nga lartë) bardhë, gjelbërt dhe kuqe. Flamuri u miratua për herë të parë pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878, kur Bullgaria fitoi pavarësinë de facto. Flamuri kombëtar ka pasur herë pas here si suplement stemën shtetërore, sidomos në kohën e komunizmit. Flamuri aktual u rivendos me Kushtetutën e Bullgarisë të vitit 1991 dhe u konfirmua në një ligj të vitit 1998.