From Wikipedia, the free encyclopedia
Mozilla Firefox (shk. Firefox, sqt. Fajërfoks) është një shfletues interneti të Mozilla, bazuar në software të lirë.
Zhvillues | Mozilla Corporation / Mozilla Foundation |
---|---|
Sistemi operativ | Cross-platform |
Gjuhët e mundshme | Shumëgjuhësh |
Përdoret për | Shfletues interneti |
Licenca | Mozilla EULA për rishpërndarje binare (software) |
Faqja zyrtare | mozilla.com/firefox |
Shfletuesi Firefox është ndër shfletuesit e parë me skenën sipërfaqësore në gjuhën shqipe. Edhe pse standardizimi i termeve nga kjo lëmi në gjuhën shqipe ende nuk është bërë, ekipet vullnetare më këtë shfletues edhe pse termet e zgjedhura paksa të "premë", ata ja kanë arritur që të bëjnë një shfletues me sipërfaqe që përdoruesve ju paraqitet si një skenë në gjuhën shqipe. Çka është edhe më e rëndësishmja ky edhe përdoret nga shumë shqiptarë. Mozilla Albania shërbën si portali zyrtar i komunitetit te Mozilla në trevat shqiptare. Fondacioni Mozilla u krijua në 1998 për të ndërtuar një internet më të mirë.
Emri i zhvillimit të Mozilla Firefox 3 është Gran Paradiso (sqt. Parajsa e Madhe). Prekursorët e tij u quajtën "Minefield", nga emri trunguve të ndërtimit.
Me 13 tetor 2006, Brendan Eich, Shef i Teknologjisë Mozilla, shkroi për planet e Mozilla 2.0, platforma ku mundet të bazohet Firefox 4.0. Këto ndryshime mundin të kenë: përmirësimin dhe heqjen e Apive XPCOM; ndërrimet te standardet C++; kompilacion JIT (just-in-time, i njohur si projekti Tamarian), për rritjen e funksionimit të Ajax; strumente-kohore dhe runtime (ekzekutim në kohë) për rojen ose sigurimin.
Zgjerimet janë programe të vogla (shtesa) që rrisin funksionalitetin e Firefox-it dhe lejojnë përshtatjen e tij. Zgjerime të rëndësishme janë fjalorët drejtshkrimor për gjuhë të ndryshme.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.