Festivali Evropian i Këngës 1997
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 1997, ishte edicioni i 42-të i Festivalit vjetor Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Dublin, Irlandë, pas fitores së Eimear Quinn në konkursin e 1996 në Oslo, Norvegji, me këngën "The Voice". Kjo ishte hera e shtatë që Irlanda organizoi ngjarjen dhe e katërta në pesë vjet.
Festivali Evropian i Këngës 1997 | |
---|---|
Datat | |
Finalja | 3 maj 1997 |
Pritës | |
Vendi | Point Theatre, Dublin, Irlandë |
Prezantues |
|
Dirigjent | Frank McNamara |
Kryetar | Ian McGarry |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Marie-Claire Vionnet |
Producent ekzekutiv | Noel Curran |
Transmetuesi pritës | Raidió Teilifís Éireann (RTÉ) |
Akti hapës | Mesazhe uruese nga ish-performues të Festivalit |
Akti interval | "Let The Message Run Free" performuar nga Boyzone |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 25 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | |
Shtetet që nuk kthehen | |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë |
|
Kënga fituese |
|
Konkursi u mbajt në Teatrin Point më 3 maj 1997. Carrie Crowley dhe anëtari i Boyzone Ronan Keating ishin prezantuesit e shfaqjes.[1] Njëzet e pesë shtete morën pjesë në Konkursin e vitit 1997, në të cilin u kthye Italia pas një mungese trevjeçare - pjesëmarrja e fundit ishte në 1993,[2] bashkë me të edhe Danimarka, Gjermania, Hungaria dhe Rusia, të cilët morën pjesë për herë të fundit në 1995, pavarësisht se kishin marrë pjesë në raundin para-kualifikues jo-televiziv të vitit 1996 në të cilin ata nuk arritën të kualifikoheshin dhe për këtë arsye munguan.[3] Belgjika, Finlanda dhe Sllovakia u zhvendosën.
Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin, falë Katrina and the Waves, të udhëhequr nga amerikania Katrina Leskanich, duke e bërë për herë të dytë që Britanikët fituan Eurovision në tokën Irlandeze (pas 1981). Mbetet gjithashtu hera e fundit që Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin (deri më 2020).