![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Ferit_Vokopola.jpg/640px-Ferit_Vokopola.jpg&w=640&q=50)
Ferit bej Vokopola
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ferid Vokopola ose Ferit bej Vokopola (Vokopolë, 18 gusht 1887 - Durrës, 28 qershor 1969) ka qenë sheh i tarikatit Rufai'i dhe firmëtari më i ri i Aktit të Pavarësisë, organizator i Kongresit të Lushnjes, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më përfaqësues të mistikës islame në Shqipëri pas Naim Frashërit, publicist dhe përkthyes. Njohës i madh i tri gjuhëve kulturore (elsine-i selase) dhe i kulturës islame, dëshmi e të cilave janë punimet që ka lënë në dorëshkrim mbi historinë dhe botën shpirtërore të tarikateve të përhapura në Shqipëri. Ka përkthyer dhe botuar po ashtu pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe.[1]
Fakte të shpejta Ferid bej Vokopola, Ministër i Bujqësisë (pas 11 maj 1928, dhe Pyjeve) ...
Ferid bej Vokopola | |
---|---|
![]() | |
Ministër i Bujqësisë (pas 11 maj 1928, dhe Pyjeve) | |
Në detyrë 24 tetor, 1927 – 20 qershor, 1928 | |
Paraprirë nga | Musa Juka |
Pasuar nga | Musa Juka |
zëvendësisht ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 24 tetor, 1927 – 16 nëntor 1927 | |
Paraprirë nga | Musa Juka |
Pasuar nga | Hilë Mosi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 18 gusht 1887 Vokopolë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 28 qershor 1969 Durrës, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Mbylle