From Wikipedia, the free encyclopedia
Ferit Lamaj (Korçë, 6 janar 1955) është shkrimtar shqiptar për fëmijë. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është një nga fabulistet me te mire shqiptare. Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin ?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.
Ferit Lamaj | |
Emri | Ferit |
Mbiemri | Lamaj |
Lindur më | 6 janar 1955 |
Lindur në | Korçë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, fabulist |
Mirënjohje | |
* Anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve * Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj | |
Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë : anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.
Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin: çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989); çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995); çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996); çmimi i Karrierës (1996); medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998); medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002); medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).
Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.
Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.
Ky material duhet bartur te Wiki-Libra |
---|
Disa Fabula:
Një thënie e re
Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". Por nuk dini më të renë: "Pi servili gjithë kopenë"...
Kanarina
Engjëllorja kanarinë Në kafaz rri e trishtuar. Sheh një ujk që ulërin, Ulërin si i tërbuar.
Eh, moj botë, botë e mbrapshtë, Kë mban brenda, kë lë jashtë!...
Pasfjalë
Ferit Lamaj
Globi - Kokë
Globi - Kokë glob më vete, Supershtete, minishtete.
Shtetet - Buzë buzabuzë... Shteti - Gjuhë pjell akuzë.
Shteti - Gojë, shteti - Gojë Po u hap, diç do kafshojë.
Shteti - Hundë Shfryn ku mund.
Shtetet - Faqe Lypin paqe.
Shteti - Ballë Rrudhat palë.
Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok: Derra, ujqër a maçokë?
Shtetet - Veshë vesh më vesh: "Koka ...glob apo përshesh!"
Shtete - Sy na qenkan dy, Kanë sy a s'kanë sy?!
Globi - Kokë djeg si furrë. ...Deri kur? Deri kur?
33
Çohet gici në tabelë.
- Shkruaj numrin 33!
Gici rri si torovel.
I thotë pata: - Shkruaj, ç'ke?
- Nuk e di, si është e mbara: Cilin tresh të vë përpara!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.