Fehmi Lladrovci
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fehmi Lladrovci (15 Maj 1956 – 22 Shtator 1998) ishte njëri nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 15 Maj 1956 në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit dhe ra dëshmorë më 22 Shtator 1998 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe, dhe bashkë me të ra dëshmorë edhe bashkëshortja e tij Xhevë Krasniqi - Lladrovci. Pas përfundimit të luftës ata u shpallën Heronjtë e Kosovës.
Fakte të shpejta Lindur më, Vdekur më ...
Fehmi Lladrovci | |
---|---|
Lindur më | 15 Maj 1956 Gllanasellë, Komuna e Drenasit, Kosovë |
Vdekur më | 22 Shtator 1998 Gradinë, Kosovë |
Në aleancë me | |
Grada | Komandant |
Njësia | Brigada 114 |
Në komandë | Zona Operative e Drenicës, Kosovë |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mbylle