From Wikipedia, the free encyclopedia
Barnatore [1] (e quajtur gjithashtu edhe " farmaci " në anglishten amerikane ose " farmaci e komunitetit " apo " kimist " në anglishten britanike ) është një dyqan me pakicë i cili ofron ilaçe (barna) me ose pa recetë. Në barnatore, një farmacist mbikëqyr përmbushjen e recetave mjekësore dhe është në dispozicion për të dhënë këshilla për ofertat e tyre të barnave me ose pa recetë. Barnatoret tipike zakonisht gjenden pranë shtëpive të shëndetit, qendrave mjekësore, spitaleve si dhe në qendër të vendbanimit ose në zonën tregtare të një komuniteti.
Federata Farmaceutike Ndërkombëtare ka deklaruar vizionin e tyre për një farmacist me bazë komunitare: [2]
Përgjegjësitë e farmacistëve dhe brnatoreve me bazë në komunitet përfshijnë: kontrollimin dhe shpërndarjen e barnave me recetë, ofrimin e këshillave për zgjedhjen dhe përdorimin e barnave për mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë dhe këshillimin e pacientëve në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe përdorimin e duhur të ilaçeve. [3]
Në shumicën e vendeve veprimtaria e barnatoreve organizohet me rregullore ose udhëzime administrative përmes të cilave përcaktohet se si mund të veprojnë shpërndarësit, me kërkesa specifike për kushtet e ruajtjes, pajisjet dhe mbajtjen e regjistrave.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.