Fadil Nimani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fadil Nimani (7 Prill 1967 – 25 Maj 2001) i njohur si Komandant Tigri ishte njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe më vonë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Lindi më 7 Prill 1967 në fshatin Gërgoc të Komunës së Gjakovës, dhe ra dëshmorë më 25 Maj 2001 në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës gjatë një operacioni ushtarak kundër forcave sllavo–maqedonase. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni, ai ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, aktive në rajonin e Kumanovës dhe Likovës dhe nën komandën e tij kishte rreth 150 luftëtarë.
"Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t'ma ruani" (Fadil Nimani–Tigri)
Fadil Nimani | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Komandant Tigri" |
Lindur më | 7 Prill 1967 Gërgoc, Komuna e Gjakovës, ish-Jugosllavia, (sot Kosova) |
Vdekur më | 25 Maj 2001 Vaksincë, Komuna e Likovës, rajoni i Kumanovës, Maqedoni, (sot Maqedonia e Veriut) |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1996 – 2001 |
Grada | Komandant |
Njësia |
|
Në komandë |
|
Betejat/luftrat | |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në Rrafshin e Dukagjinit gjatë Luftës së Kosovës dhe më vonë pasi mbaroi Lufta në Kosovë, ai erdhi në Maqedoni dhe u emërua Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe udhëheqës i brigadës 114 në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.
Fadil Nimani iu bashkua Forcave Shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë gjatë viteve 2000–2001.
Më 25 maj të vitit 2001 ai ra dëshmorë në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës pas një ofensive ushtarake e cila u zhvillua ballë për ballë ndërmjet UÇK-së dhe forcave sllavo–maqedonase. Sot në çdo përvjetor të rënies së tij për liri, Fadil Nimanin e përkujtojnë duke u mbledhur me mijëra shqiptarë në fshatin Vaksincë, ku u varros dhe iu ngrit shtatorja.