From Wikipedia, the free encyclopedia
Etimologjia është shkenca që merret me studimin e origjinës së fjalëve. Fjala Etimologji , si shumë shkenca të tjera e ka origjinën nga termat greke: etymon = e vërteta + logos = fjalë, pra shkenca që kërkon të gjejë të vërtetën e fjalës, kuptimin dhe origjinën e saj.
Kemi etimologji popullore, e cila bëhet nga njerëz që nuk kanë arsimin përkatës apo formimin e duhur në shkencën e gjuhësisë, si dhe etimologji shkencore që bëhen nga njerëz të fushës e të shkencës së gjuhësisë. Pseudo-etimologët nuk njohin as nuk ndjekin rregullat e fushës së etimologjisë, ligjet e gjuhësisë dhe të fonetikës. Ata përdorin vetëm fantazinë, duke bërë më tepër lojëra fjalësh.
Prejardhja e fjalëve zakonisht është ndikuar nga pushtimet e perandorive dhe mbretërive të ndryshme gjatë historisë. Sa më shumë të ketë zgjatur një sundim i tillë, aq më shumë mundësi ka të ketë trashëguar terminologjinë e vet në leksikun e një gjuhe të caktuar. Në kohët moderne është gjuha angleze ajo që imponon terminologjinë e saj në gjuhët e botës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.