politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Mahmut Eqrem bej Libohova Asllan Pashali i njohur edhe thjesht Ekrem Libohova (Janinë[1] ose Gjirokastër,[2] 28 shkurt 1882 - Romë, 7 qershor 1948) ka qenë ushtarak, diplomat dhe Kryeministër i shtetit shqiptar gjatë periudhës 19 janar 1943 - 13 shkurt 1943.
Ekrem Libohova | |
---|---|
Kryeministër | |
Në detyrë 18 janar – 11 shkurt 1943 | |
Paraprirë nga | Mustafa Kruja |
Pasuar nga | Maliq Bushati |
Në detyrë 11 maj – 10 shtator 1943 | |
Paraprirë nga | Maliq Bushati |
Pasuar nga | Ibrahim Biçakçiu |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 9 janar 1936 – 2 prill 1939 | |
Paraprirë nga | Fuat Asllani |
Pasuar nga | Mihal Sherko |
Ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 18 janar – 23 janar 1943 | |
Paraprirë nga | Mustafa Kruja |
Pasuar nga | Fiqri Dine |
Ministër sekretar shteti i Partisë Fashiste | |
Në detyrë 11 maj – 10 shtator 1943 | |
Paraprirë nga | Maliq Bushati |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 shkurt 1882 Janinë ose Gjirokastër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1948 Romë, Itali |
Nënshtetësia | shqiptar |
Bashkëshortja/et | Fizilete hanëmi e Syrja bej Vlorës |
Fëmijët | Ballkiz dhe Shenisha hanëmi |
Punësimi | ushtarak, diplomat, politikan |
Nënshkrimi | |
U lind më 1882 në Gjirokastër[2] ose Janinë, i biri i Ali Neki pashë Libohovës dhe Behixhe hanëm Hamzës, çerkeze nga Tuapseja.[1][3] I ati kishte qenë nëpunës i administratës osmane ku ndër të tjera kishte shërbyer si mytesarif i Gjirokastrës,[4][5] dhe më pas anëtar i Këshillit të Shtetit dhe pinjoll i degës Libohova të oxhakut të Asllan Pashallinjve, e ëma ishte çerkeze nga Tupseja.[1] Mësimet e para i mori në qytetin e vendlindjes dhe më pas hyri te Zosimea. Vijoi shkollimin e mesëm në liceun Gallatasaraj në gjuhën frënge. Më 1904 kreu Akademinë Ushtarake në Bruksel,[2] nga doli nëntoger i kalorsisë dhe hyri në ushtrinë osmane, duke arritur të gradohet katër vjet më pas major në Regjimentin e Pestë të ushtrisë osmane.[6]
Në kuadrin e një varg reformash që Porta e Lartë po ndërmerrte në vitin 1909, Eqremi dërgohet në ishullin Tenedos (tr. Bozxhe) në ngushticën e Dardaneleve, në detyrën e myhtarit (krahinarit civil). Më 1910 u caktua mytesarif në Vlorë dhe së fundi, zëvendësvali dhe komandant brigade në Çamëri.[7] Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, u caktua të mbronte viset e Çamërisë, që përbënin krahun e djathtë të vijës mbrojtëse të Janinës. Megjithëse Janina ra në duart e grekëve, Eqrem Beu ia doli të shpëtojë trupat e veta dhe të tërhiqej në viset shqiptare.[8]
Mori pjesë në dërgatën që shkoi në Neuwied për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë Princ Vidit më 21 shkurt 1914.[9] Pas ardhjes së tij, Libohova shërbeu si aide-de-camp me gradën e majorit. Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shoqëroi Vidin për në Gjermani ku u thirr si këshilltar ushtarak në Potsdam,[7] më tej më 1915 qëndroi në Napoli dhe nga ai vit e deri më 1918 u vendos në Korfuz.[2]
Nga 1921 e deri më 1925 drejtoi legatën shqiptare në Romë, kohë në të cilën ai negocioi për krijimin e Bankës Shqiptare, në negociata iu bashkua edhe i vëllai, Myfidi.[10] Nga 1926 e deri më 1929 vazhdoi prania e tij në Romë, por si atashe ushtarak. Më pas gjer më 1933 shërbeu si ministër i oborrit mbretëror të Mbretit Zog I;[2] më 1931 kur Zogut i bënë atentatin në Vjenë, Libohova ishte ndër shoqëruesit e eskortës mbretërore, dhe kur i kanë shtënë, e mbuloi me trup Zogun dhe nisi të shkëmbente zjarr me atentatorët e jetës së mbretit. Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos në këmbë.[11]
Në vitet 1933-'36 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris, më tej vijoi si ministër i Punëve të Jashtme deri me pushtimin italian të Shqipërisë. U largua nga Shqipëria gjer më 1941, kur u kthye dhe pas dorëheqjes së kabinetit Kruja u caktua dy herë që të formonte kabinetin e tij qeverisës.[2] Gjatë kabinetit të dytë të tij, më 12 shtator drejtoi për herë të fundit mbledhjen e qeverisë në kohën kur Italia fashiste kishte kapitulluar nga Lufta e Dytë Botërore, më pas u largua për në Itali.[12] Në fund të vitit 1944 u internua për dy vjet rresht nga Roma në një provincë të Leçes. Më 1947 u rivendos në Romë,[13] ku dhe ndërroi jetë në Romë, më 1948.[2][13]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.